OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Mediat në Gjermani po raportojnë se tre persona janë plagosur të mërkurën pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani në vitin 2024.
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të seancës kur të shtënat u dëgjuan në afërsi të ndërtesës së gjykatës, përcjellë KosovaPress.
Mediat gjermane raportojnë se mes të plagosurve janë dy të afërm të të akuzuarit për vrasjen e boksierit, Huseyin Akkurt dhe se tashmë njëri nga personat e dyshuar për sulmin është arrestuar.
Huseyin Akkurt akuzohet për vrasjen e Besar Nimanit. Ai u arrestua në Bruksel në qershor të vitit 2024 dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me Aymand Daëoud Kirit, 33 vjeç, i cili është ende në arrati. Të dyshuarit kishin qëlluar 16 herë në drejtim të boksierit, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes./kp