Pique është gati për El Clasicon ndaj Real Madridit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është në gjendje të kthehet për El Clasicon e së shtunës kundër Real Madridit.

Skuadra e Ronald Koeman u stërvit të enjten përpara El Clasicos të së Shtunës në Alfredo di Stefano.

Barcelona shpreson që ta ketë mbrojtësin Pique përsëri gati për ndeshjen e rëndësishme dhe gjithçka tani tregon se kjo do të ndodh.

Mbrojtësi katalunas u stërvit me shokët e tij të skuadrës përpara përplasjes në Valdebebas dhe pritet të jetë në formacion.

Të gjithë lojtarët e ekipit ishin në dispozicion në seancën stërvitore përveç Antoine Griezmann, me francezin që mungonte për arsye personale.

Në anën tjetër, Sergi Roberto është gati të kthehet në skuadër./Telegrafi/

Read Previous

Adelina Grainca publikon foto me Kurtin

Read Next

Europa Nostra i kthen përgjigje Osmanit e Kurtit