Pilotët e Lufthansas në grevë 24-orëshe, anulohen qindra fluturime

Pilotët dhe ekuipazhi i kabinës së Lufthansës kanë hyrë në grevë 24-orëshe.

Protesta, e cila filloi një minutë pas mesnatës dhe do të zgjasë 24 orë, përfshin Lufthansa dhe Lufthansa Cityline.

Qindra fluturime janë anuluar, por linja ajrore gjermane ka njoftuar qëllimin e saj për të ndihmuar pasagjerët e prekur duke i zhvendosur ata në avionë të tjerë dhe, për ata që udhëtojnë brenda Gjermanisë, duke iu drejtuar Deutsche Bahn.

Përafërsisht 4 800 pilotë po bëjnë grevë për pensione më të larta të kompanisë, por bordi i drejtorëve e ka hedhur poshtë iniciativën e sindikatës UFO si “një përshkallëzim të panevojshëm”. /ATSH-ANSA/

Read Previous

Rutte: SHBA do të ketë një prani të fortë konvencionale në Evropë

Read Next

Mohamed Salah barazoi rekordin e madh të Steven Gerrard