Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Australiani Oscar Piastri mbron kreun edhe pas garës së Amerikës, por ai e di mirë se duhet të reagojë, duke nisur nga gara e radhës në Meksikë. “Nuk ka kohë për pushim, duhet të reagojmë sa më shpejt”, tha kryesuesi i botërorit.
“Në Amerikë ishte një fundjavë e vështirë, pasi nuk arrita kurrë të gjeja ritmin tim. Baku kishte qenë shumë i vështirë, por në Austin pata fundjavën time më të keqe të sezonit. Gjithsesi, jam i bindur se ishte një incident i izoluar”, tha Piastri.
Duke folur për titullin, ai shtoi: “Tani është një betejë trepalëshe, por ne ende e kontrollojmë fatin tonë. Ne ende kemi makinën më të mirë dhe jemi të bindur se kemi një avantazh të mirë në disa nga pistat e ardhshme në kalendar.” /Telesport.al/