Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Vaksina Pfizer ofron mbrojtje të fuqishme të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë, sipas të dhënave të kompanisë – derisa një dozë e tretë mund të rrisë “fuqishëm” mbrojtjen kundër variantit të ri Delta.
Këto të gjetura janë zbuluar nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech derisa kanë njoftuar për planet e tyre për të kërkuar miratimin për të rritur efektivitetin e vaksinës që ata e kanë prodhuar (me një dozë shtesë).
Këto të dhëna janë publikuar online si pjesë e një prezantimi të kompanisë dhe nuk i janë nënshtruar shqyrtimit shkencor.
Rezultatet e përditësuara nga prova fillestare e kompanisë, me 44 mijë persona, kanë treguar se mbrojtja kundër COVID-19 bie gradulisht çdo dy muaj, nga piku prej 96 përqind që ishte dy muaj pasi pjesëmarrësit e kësaj prove kishin marrë dozën e dytë.
Në muajin e katërt efektiviteti i kësaj vaksine kundër COVID-19 ishte 90 përqind, derisa pas gjashtë muajsh ishte rreth 84 përqind.
Në këtë prezantim të Pfizer përmendet gjithashtu se mbrojtja nga varianti Delta ishte pesë herë më e madhe te të rriturit mbi moshën 55 vjeçare të cilët kishin marrë një dozë të tretë të vaksinës. Për grupmoshat më të vjetra doza e tretë ofronte 11 herë më shumë mbrojtje nga varianti Delta, sipas kompanisë./EkonomiaOnline/