Pesëshja dhe MVP i xhiros së 25-të në Superligë

Bashkimi fitoi derbin prizrenas ndaj Proton Cable Prizrenit, ku basketbollisti më i mirë te Portokallezinjtë ishte Lejson Zeqiri, i cili e mbylli ndeshjen me 26 pikë, tetë kërcime e katër asistime, duke e pasur indeksin 29. Ai shpallet edhe MVP i kësaj jave. Kujtojmë se, Lejsoni ishte shpallur edhe MVP i Superkupës, sa ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse dhe të pritur ndaj Istogut, derisa te bardhakaltrit u dalluan Donovan Smith dhe Visar Ejupi. Qendra Smith e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 17 kërcime e katër asistime, kurse Ejupi shënoi 40 pikë, e shtoi edhe katër kërcime e tri asistime. 40 pikët ishin rekord për Visarin në elitë.

Trepça po vazhdon me formë të mirë në elitë, duke shënuar fitoren e radhës ndaj Vëllaznimit, ku Darnell Edge e mbylli ndeshjen me 20 pikë, tetë kërcime, gjashtë asistime.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi edhe Golden Eagle Ylli ndaj Pejës, ku te therandasit më i miri ishte Jalen Nesbitt me 16 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.

MVP

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 26 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi

Top 5

Donovan Smith (Sigal Prishtina) 31 pikë, 17 kërcime, 4 asistime, 48 indeksi

Visar Ejupi (Sigal Prishtina) 40 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 41 indeksi

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 26 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi

Darnell Edge (Trepça) 20 pikë, 8 kërcime, 6 asistime, 23 indeksi

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 20 indeks /Telegrafi/

Read Previous

Italia shënon ditën e përkujtimit të viktimave të COVID

Read Next

Lufta në Ukrainë dhe roli i Perëndimit