Italia shënon ditën e përkujtimit të viktimave të COVID

Italia të hënën shënon ditën e saj kombëtare të përkujtimit të viktimave të pandemisë COVID-19.

18 Marsi u zgjodh si dita e kujtimit, sepse ishte në atë ditë të 2020-ës që u regjistrua imazhi më tragjik dhe emblematik i valës së parë të COVID: autokolona kamionësh të ushtrisë që largonin arkivole nga Bergamo, qyteti verior më i goditur.

Vlerësohet se rreth 200.000 vdekje në Itali ishin të lidhura me koronavirusin.

Presidenti Sergio Mattarella tha se pandemia tregoi se si një “përgjigje e koordinuar në nivel global” ishte e nevojshme për të trajtuar sfidat me të cilat përballet njerëzimi dhe theksoi rëndësinë e “zbulimeve të fundit kërkimore në të cilat Bashkimi Evropian ishte protagonist”./kosovapress/

Read Previous

Prerja e drunjëve, jep dorëheqje UD së kryeshefit të “Stacionit të autobusëve”

Read Next

Pesëshja dhe MVP i xhiros së 25-të në Superligë