Pesë vendet me rritjen më të ulët të popullsisë në botë, në të gjenden edhe dy vende të rajonit

Një raport i publikuar së fundmi shfaq hartën e pesë vendeve me rritjen më të ulët të popullsisë në botë.

Në këtë top pesëshe gjenden Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Pra në vendin e parë është renditur Çekia me shkallë të rritjes së popullsisë prej 0.1 për qind. Pavarësisht se është një “vend i gjallë” në Evropën Qendrore, Çekia po merret me çështjen e rritjes minimale të popullsisë.

Ky trend pasqyron sfida me të cilat përballen shumë vende evropiane. Një faktor kyç është shkalla e ulët e lindshmërisë, e cila është 1.83 lindje për grua.

Sipas të dhënave të lëshuara nga zyra e statistikave çeke në vitin 2023, më shumë njerëz kanë vdekur sesa që kanë lindur në këtë vend.

Në vendin e dytë është renditur Maqedonia e Veriut, me shkallë të rritjes së popullsisë prej 0.11 për qind. Si shumë vende në Evropa, edhe Maqedonia e Veriut po përballet me sfidën e një ritmi shumë të ulët të rritjes së popullsisë.

Pavarësisht normës së lindjeve prej 9,9 për 1,000 njerëz që sugjeron lindje të vazhdueshme, shkalla e vdekjeve prej 12,3 për 1,000 njerëz rezulton në një rënia natyrore të popullsisë.

Spanja u pozicionua në vendin e tretë me shkallë më të ulët të rritjes prej 0.12 për qind. Ky ngadalësim duket se është nxitur kryesisht nga rënia e nivelit të lindjeve.

Krahasuar me vitin 2022, nivelet e lindjeve në Spanjë janë ulu me 2 për qind, kurse rënia shtrihet edhe më tej, me një rënie prej gati 25 për qind gjatë dekadës së fundit.

Kjo prirje theksohet më tej nga shkalla e ulët e fertilitetit në Spanjë, që aktualisht është 1.19 lindje për grua dhe konsiderohet si ndër më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian.

Vendi aziatik – Kina është renditur në vendin e katër me shkallën më të ulët prej 0.18 për qind. Ky vend po përballet me sfidën e rritjes së popullsisë. Ky stagnim i atribuohet kryesisht shkallës së ulët të natalitetit brenda vendit.

Me 6,39 lindje për 1,000 njerëz, shkalla e lindjeve në Kinë është aktualisht në nivelin më të ulët që nga viti 1949. Për më tepër, shkalla e vdekjeve është 8 për 1,000 individë.

Është Shqipëria ajo që zuri vendin e pestë të vendeve më rritjen më të ulët të popullsisë me 0.19 për qind. Shqipëria po përjeton një normë pozitive, por të ngadaltë të rritjes së popullsisë – e vlerësuar në rreth 0.19 për qind nga vitit 2023.

Kjo rritje e ngadaltë i atribuohet rënies së nivelit të lindjeve. Në vitin 2022, shtimi natyror i popullsisë arriti në vetëm 675 persona, duke treguar stagnim të rritjes së popullsisë në të gjithë vendin.  /Telegrafi/

Read Previous

Dita e ndeshjeve: Katër përballje të zjarrta në Ligën e Evropës

Read Next

​Sot mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë, ja për sa milionë bëhet fjalë