​Sot mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë, ja për sa milionë bëhet fjalë

Ministria e Financave,Punës dhe Transfereve njofton se sot do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2024, ku do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Sipas njoftimit të MFPT-së, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Read Previous

Pesë vendet me rritjen më të ulët të popullsisë në botë, në të gjenden edhe dy vende të rajonit

Read Next

Me ftesë të presidentit Macron, Rama nis vizitën dyditore në Francë, zbardhet agjenda