Federata e Futbollit të Kosovës i ka rënë pishman vendimit të djeshëm që të shes bileta për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Burkina Fasos vetëm në kryeqytet.
FFK ka njoftuar të mërkuren se shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Burkina Faso do të bëhet edhenë 8 qytete të tjera të vendit.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit, shitjet do të fillojnë në pikat e ‘Artmotion’ në Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë Pejë dhe Prizren.
Shitja do të fillojë në ora 13:00.
Ndërsa sot ka marrë vendimin që biletat të shiten edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Miqësorja Kosovë-Burkina Faso, do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Kallxo.com/