Përurohet shtegu për çiklizëm dhe ecje nga Çabrati deri në Jahoc

Kanë përfunduar punimet në shtegun e çiklizmit dhe ecjes, nga Çabrati deri në Jahoc, gjatësia e së cilit është  2.4km. Kryetari në detyrë i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ishte i pranishëm në përurimin e këtij investimi, ku dhe tha se ky shteg është në  dobinë e qytetarëve të cilët e duan natyrën dhe ecjen.

Tutje Gjini shtoi se do të punohet edhe në shtegun më të gjate nga fshati Devë, deri në Shkugëz.

Ky investim ju mundëson qytetarëve të frekuentojnë këtë zonë për ciklizëm apo për ecje, u tha ndër të tjera me këtë rast.

Read Previous

Qeveria merr “karton të kuq” nga sindikalistët e shëndetësisë

Read Next

Kurti: Reciprociteti ndaj Serbisë është koncept që derivon nga vlera e barazisë