Më datë 06.02.2022, pas orës 13:00 Stacioni policorë në Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit në Shkugëz.
Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshes 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar në emergjencë.
Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar në QKUK në gjëndje të rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit, në vendin e ngjarjes, është gjetur një gëzhoj në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti.
Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti mbetet nën hetime, informon për TV Syrin, deklarata e lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.