Përmbytjet nëpër komuna, ministri Elbert Krasniqi del në terren

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dalë në terren në Rahovec e Gjakovë, pas reshjeve të shiut.

Në facebook ai ka njoftuar se e ka parë gjendjen nga afër nëpër këto komuna.

POSTIMI:

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme si pasojë e vërshimeve në disa Komuna të Kosovës, andaj në koordinim me Kryeministrin z. Kurti dhe ministritë respektive, fillova të vizitoj Komunat për të parë gjendjen dhe për të ju ofruar ndihmën e nevojshme.

Me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fshatin Bellacërkë, Ratkoc dhe Radoste përcjellëm nga afër gjendjen nga vërshimet në këto lokalitete.

Nga Rahoveci, do të vazhdojmë për në Gjakovë, ku me Kryetarin z. Ardian Gjini do të vizitojmë zonat e prekura nga vërshimet dhe dëmet e shkaktuara.

Read Previous

Pas reshjeve përkeqësohet gjendja në këto rrugë të qytetit të Gjakovës

Read Next

Borë në Slloveni, temperaturat bien deri në -4 gradë