Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën
Një anije me migrantë është përmbysur derisa po kalonte nëpër lumin Drina nga Serbia në Bosnje, ka thënë policia serbe.
Policia është lajmëruar në orët e hershme të mëngjesit nga autoritetet në Bosnjë dhe një qytetar që e ka raportuar rastin, ka thënë ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Daçiq ka thënë se 18 migrantë, përfshirë tre fëmijë, ia dolën të kalonin në Bosnje, nga gjithsej 25 personat që ishin në anije kur u përmbys.
Pritet që në operacionin e kërkimit të përfshihen edhe zhytësit, raportoi AP.
Migrantët që shfrytëzojnë të quajturën rrugë ballkanike në përpjekje për të arritur Evropën Perëndimore, shkojnë në Serbi nga Bullgaria ose Maqedonia e Veriut para se të vazhdojnë në Hungari, Kroaci ose Bosnjë./Koha.net