Përmbyllet turniri ndërkombëtar “Shqiponja 2000”

Me ndeshjen në mës të KHF “Ulqini” dhe KHF “Niksic” është mbyllur turniri ndërkombëtar “Shqiponja 2000” I organizuar për nder të 7 dhe 8 marsit.

Me një rezultat mjaft të ngushtë, fituese e këtij turniri doli skuadra e Niksic, e cila gjithashtu mori epitetin e skuadrës më të mirë.

Bozidar Djukaovic, ndihmës trajner i skuadrës fituese tha që ishte nderë dhe kënaqësi pjesëmarrja në këtë turnir.

Falenderues për ftesën e marrë për pjesëmarrje në këtë turnir u shpreh edhe Rifat Llazorja, ndihmës trajner tek KHF “Ulqini”.

Në fund të ndeshjes u ndanë edhe çmimet ku golashënuesja më e mirë u shpall Dajana Miljani, portierja më e mirë u shpall Vanja Kovecevic, ndërsa Ana Radovic u shpërlye me titullin e lojtares më të mirë të këtij turniri.

Read Previous

Goranci: Diabeti nuk është më problem i moshave të mëdha por edhe i fëmijëve

Read Next

Parku i madh i qytetit dhe rrethrrotullimi në Gjakovë pa ndriçim