Një javë më parë pas disa ushtrimeve ushtarake të realizuara në fshatin Babaj të Bokës, një pjesë e zonës malore u përfshi nga zjarri i cili tani është përhapur edhe më shumë, duke përfshirë sipërfaqe edhe të fshatrave përreth.
Pikërisht për këtë situatë kemi intervistuar drejtorin për emergjenca pranë komunës së Gjakovës, Haxhi Sejdiun, i cili ndër të tjera thotë se për shkak të ndërhyrjes në atë zonë, ka pasur edhe zjarrfikës të lënduar.