Përfundon para kohe sezoni për yllin e Chelseat

Romeo Lavia është përjashtuar deri në fund të sezonit për shkak të lëndimit, ka bërë të ditur Chelsea.

Mesfushori defanziv pësoi një pengesë në rikuperimin e tij që pritej të ndodhte në fund të marsit.

Lavia ka luajtur vetëm 32 minuta për Chelsean deri më tani – në Ligën Premier kundër Crystal Palace në dhjetor.

Ai doli jashtë fushës me një lëndim të rëndë në kofshë pikërisht atë ditë.

Blutë nënshkruan me belgun nga Southampton për 62 milionë euro si një nga perspektivat më të nxehta në pozicionin e tij. /Telegrafi/

Read Previous

Osmani pas kalimit të raportimit për anëtarësim në KiE: Presim rezultat pozitiv edhe në Asamblenë Parlamentare

Read Next

Nga veriu në jug, bukuri të rralla/ Shqipëria turistike “jehonë” në median spanjolle