Për nëntë muaj janë ofruar 73 mijë e 708 vizita mjekësore në spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” aktualisht janë duke u trajtuar pesë pacientë për COVID-19, ndërsa tre janë në pritje të rezultateve të testeve. Drejtori Hilmi Shala tha se këta pacientë që po trajtohen janë nga zona veriore e Shqipërisë.

Përkundër sfidave që ka shkaktuar pandemia Coviud-19 puna në këtë intitucion shëndetësor ka qenë voluminoze. Këtë e tregon edhe raporti i nëntë mujorshit të këtij viti, ku në të gjitha repartet shërbime spitalore kanë marrë mbi 11 mijë e 500 pacientë.

Shala tutje ka theksuar se nga janari i këtij viti e deri në shtator numri i pacientëve që ka marrë shërbime në laborator ka qenë 22 mijë e 386 pacientë, ndërsa në repartin e hemodializës  kanë marrë shërbime gjithësej 6980 pacientë.

Read Previous

Rashica flet për ndeshjen me Suedinë: Duhet t’i përfundojmë rastet që na jepen

Read Next

Kosova dhe Serbia si ‘vende të sigurta’ për njerëzit që ndiqen penalisht