Për herë të parë në botë, u krijua një bateri rëre

Në Finlandë, për herë të parë në botë, u krijua një bateri rëre, e cila mund të kontribuojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha në energji. Sfida është se si të sigurohet një furnizim konstant me energji gjatë gjithë vitit.

Koncepti i baterisë është i thjeshtë – energjia elektrike e prodhuar nga burimet e ripërtërishme të energjisë shndërrohet në nxehtësi, e cila drejtohet në një enë me 100 tonë rërë.

Me këtë rast, rëra nxehet deri në 500 gradë celsius.

Temperatura në rërë mund të mbahet me muaj të tërë, ndërsa gjatë muajve të dimrit mund të përdoret për ngrohjen e objekteve rezidenciale dhe komerciale.

Përveç kësaj, kjo siguron nxehtësinë e nevojshme në disa procese prodhimi.

Bateritë, të cilat janë prodhuar në Finlandë, mund të përmbajnë qindra metra kub rërë dhe mund të vendosen nën sipërfaqen e tokës.

Por problemi është se ka gjithnjë e më pak rërë në botë. Nga ana tjetër, kompania Polar Night Energy, si krijuese e baterisë, pretendon se mund të përdoret rërë me cilësi të ulët ose materiale të ngjashme me rërën. /Albanianpost.com

Read Previous

Moti në Gjakovë – Parashikimi për ditët në vijim

Read Next

Moti i keq në Britani, qeveria thirrje qytetarëve: Fikini pajisjet elektrike për 1 orë në ditë