Pensionet në Greqi do të rriten me 7% vitin e ardhshëm

Pensionet do të rriten me 7 për qind nga viti 2023, ku përfshihen 1.5 milionë pensionistë, deklaroi ministri grek i Financave, Christos Staikouras.

Ministri nënvizoi se kostoja e buxhetit do të arrijë 830 milionë euro, duke shtuar se 1 milion pensionistë të tjerë do të përfitojnë dhe do të kenë rritje nga heqja e taksës së solidaritetit.

Në total, kostoja e rritjes së pensioneve do të arrijë në 1.1 miliardë euro dhe do të jetë e përhershme nga viti

Staikouras tha se paketa ndihmë e inflacionit prej 250 euro do të shpërndahet në dhjetor dhe do të ketë një kosto prej 500 milionë euro, gjysma e së cilës do të shkojë për pensionistët me të ardhura të ulta, për përfituesit e tarifave sociale, për personat me aftësi të veçanta, për të papunët afatgjatë etj.

Sa i përket naftës për ngrohje, ai tha se shuma e subvencionit do të arrijë në 150 milionë euro. Shitja e naftës për ngrohje do të nisë më 14 tetor.

Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria do të mund të subvencionojë energjinë elektrike deri në gusht 2023, duke shpjeguar se dy të tretat e mbështetjes shkojnë për bizneset.

Ministri shtoi se rezervat e parave të vendit janë 38 miliardë euro dhe Athina mund të mbulojë nevojat e saj financiare për dy vjet pa shfrytëzuar tregjet./ Monitor.al/

Read Previous

Detajet e shkeljeve ligjore: Si mbeti ministri Murati me gjysmë rroge?

Read Next

​Projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë procedohet për Kuvend