Pendarovski: Një rezultat pozitiv nga takimi Kurti-Vuçiq do të ishte i mirë për rajonin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha në Ohër se rezultati pozitiv i takimit të sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, do të ishte i mirë për të gjithë rajonin.

“Nëse ka lajme pozitive në fund të takimit Kurti-Vuçiq është mirë për të gjithë rajonin”, u tha Pendarovski gazetarëve që po ndjekin raundin e ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në qendrën për media.

Presidenti maqedonoverior tha se nuk mund të japë parashikime. Ai shprehet se i ka përshëndetur edhe Vuçiqin edhe Kurtin dhe i ka uruar “punë të mbarë dhe të suksesshme”.

Pendarovski është përgjigjur negativisht në pyetjen se a është kjo “Dita e D” për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Çfarë tregon ngjyra blu në semafor?

Read Next

Scholz mirëpret vendimin e GJNP-së për urdhër-arrestin e Putinit