Peci: Kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për tre vjet qeverisje ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ai tutje ka thënë se në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kanë arritur që të kenë rekord për sipërfaqet e të mbjellave. /Klankosova.tv/

Postimi i plotë:

Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë si dhe ta fuqizojmë atë!

43,478 hektar më shumë drithëra apo për 63% më shumë!

Në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kemi arritur që të kemi rekord për sipërfaqet e të mbjellave.

100 mijë hektarë me drithëra!

66 mijë hektarë të mbjella me grurë ndërsa 42 mijë hektarë me misër.

35.5ha rritje e sipërfaqeve të ngritura për prodhimtarinë e perimeve në sera.

142.22ha sipërfaqja totale e ngritur me fruta manore, arrore dhe drufrutore.

Për bukën e sofrës!

Read Previous

U ftua për dy ndeshjet e muajit mars, FSHF-ja i uron mirëseardhje Arbër Hoxhës

Read Next

Stoltenberg: Zgjedhjet ruse konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare