Pasagjeri që provoi nëndetësen Titan dy vjet më parë: Është një operacion kamikaz

Një dëshmi dramatike, e cila jep një ide të tmerrit të përjetuar nga pesë pasagjerët e bllokuar në nëndetësen Titan, i cila është zhdukur që nga e diela në Oqeanin Atlantik.

I përket Arthur Loibl, 61 vjeç, një aventurier dhe biznesmen gjerman, tashmë në pension.

Ai ishte një nga të parët që kontaktoi OceanGate, kompaninë që menaxhon udhëtimet drejt Titanikut, duke bërë të njëjtën zhytje si nëndetësja që tani mungon.

Loibl e quajti përvojën një “operacion kamikaz”.

Ai tha se fillimisht kishte idenë për të parë rrënojat e Titanikut gjatë një udhëtimi në Polin e Jugut në vitin 2016.

Në atë kohë, një kompani ruse po ofronte zhytjen për gjysmë milioni dollarë, por kur, vitin e ardhshëm, OceanGate njoftoi funksionimin e saj, Arthur Loibl e shfrytëzoi rastin, duke paguar 110,000 dollarë për një zhytje’.

Ishte viti 2019, por udhëtimi dështoi pasi nëndetësja e parë nuk i mbijetoi testeve.

Dy vjet më vonë, Loibl u përpoq përsëri, këtë herë me sukses, së bashku me CEO-n e OceanGate, Stockton Rush, zhytësin francez dhe ekspertin e Titanikut, Paul-Henri Nargeolet (të dy aktualisht në bordin e Titan) dhe dy burra britanikë.

 “Isha pak naiv, duke parë se ishte një operacion kamikaz”, saktësoi ai.

Ndërkohë, rojet bregdetare amerikane njoftuan vonë pasdite italiane se rrënojat u gjetën pranë vendit ku ndodhet Titaniku.

Operacionet e shpëtimit, të cilat përfshijnë një dislokim të madh forcash, po vazhdojnë me ritme të shpejta. /Albanianpost.com

Read Previous

Bitcoin arrin vlerën e mbi 30 mijë dollarëve, si mund të rritet edhe më shumë

Read Next

VIDEO/ Momente paniku në oqean, orkat sulmojnë anijet e garuesve