Pas 36 vitesh mungese, Kanadaja realizon ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës

Pas 36 vitesh Kanadaja kualifikohet në Kupën e Botës. Ajo mposhti 4-0 Xhamajkën, përballë më shumë se 30,000 tifozëve në Toronto.

Larin hapi rezultatin (13’), përpara se Buchanan (44’) dhe Hoilett (82’) të garantonin fitoren, që do të vulosej nga goli Mariappa (88’).

Pas humbjes së tyre të enjten e kaluar kundër Kosta Rikës (0-1) , kanadezët reaguan mirë për të jetuar një moment historik: do të jetë vetëm pjesëmarrja e tyre e dytë në Kupën e Botës, tridhjetë e gjashtë vjet pas të parës, në Meksikë.

Në pamundësi për të shënuar qoftë edhe një gol, kanadezët asokohe i humbën tre ndeshjet e tyre atje.

/Telegrafi/

Read Previous

Giresse për ndeshjen ndaj Zvicrës: Është e rrallë që ekipi mysafir të luajë në praninë e shumë tifozëve të vet

Read Next

Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë