Pas 16.000 kilometrave, vaksinat kundër COVID-19 arrijnë në Polin e Jugut

Një sasi e caktuar e vaksinave kundër COVID-19 është dashur të përshkojnë nëpër katër kontinente për të arritur në bazën britanike në Antarktidë, përkatësisht në Polin e Jugut, ka njoftuar sot ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe.

Me vaksinat e prodhuesit AstraZeneca do të vaksinohen 23 persona që gjenden në këtë bazë. Porosia që është bërë, është nisur nga një bazë ushtarake në veriperëndim të Londrës, duke kaluar përmes Senegalit për të arritur në ishullin Adelaide.

Rruga që është përshkuar për 92 orë është hiq më pak se 16.000 kilometra, dhe gjatë këtij rrugëtimi është dashur të kontrollohet vazhdimisht temperatura ku ruheshin vaksinat.

Në bazën Roter gjatë dimrit qëndrojnë rreth 20 persona, derisa gjatë verës numri i tyre shkon në mbi 100 – ku në mesin e tyre ka biologë, meteorologë, inxhinierë, zhytës dhe mjekë.

/Telegrafi/

Read Previous

FIFA e miraton kërkesën e FFK-së, Toni Domgjoni lejohet të luajë për Kosovën

Read Next

Aeroporti në La Palma mbyllet për shkak të hirit, vullkani assesi të pushojë