Parashikimi i motit për të enjten, 06.08.2026

Gjatë ditës së enjte në vend do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Instituti Hidrometeorologjiki Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33 deri në 38 gradë Celsius.

Sipas parashikimit, do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë, transmeton KosovaPress.

Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme, si pasojë e ndikimit të masave të ngrohta ajrore që vijnë nga Afrika Veriore. /KosovaPress/

Read Previous

Moment historik: Një tigër lirohet në natyrën e egër të Kazakistanit

Read Next

Kuvendi nis rrugëtimin e ri, sfidë zgjedhja e presidentit brenda afatit