Parashikimi i motit për sot

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa zona priten edhe reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, me kalimin e orëve parashihet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius.

Pavarësisht intervaleve me diell, moti do të mbetet i ndryshueshëm, me mundësi reshjesh në pjesë të ndryshme të vendit.

/KosovaPress/

Read Previous

UFC 333 sjell trilogjinë Yan–Dvalishvili dhe sfidën e madhe për Volkanovskin

Read Next

Gjenerata e re e FSK-së jep sot betimin