Sipas IHMK-së, e shtuna do të nisë kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës, vranësirat pritet të dendësohen dhe të krijojnë kushte për zhvillimin e vranësirave konvektive, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshje lokale shiu.
Nuk përjashtohet mundësia që reshjet të jenë të shkurtra dhe lokalisht të shoqërohen me erëra të përforcuara.
Temperaturat minimale të shtunën pritet të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s, ndërsa në zonat ku zhvillohen vranësira konvektive mund të ketë përforcime të përkohshme.