Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, veçanërisht në orët e mbrëmjes.Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-55 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C. /GazetaSinjali/

Read Previous

Parkim i gabuar, zero tolerancë për ngasësit

Read Next

Rama: Marrëdhënia personale me Kurtin është miqësore, dallimet institucionale janë të hapura