Parashikimi i motit

Foto: VALON NIXHA

Mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët parashihet të mbajë sot.

Riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. 

/KosovaPress/

Read Previous

DOKUMENTAR – ZEKERIA REXHA

Read Next

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite debati parlamentar për punën e qeverisë