Papa Leoni bën thirrje urgjente: Fund luftës në Gaza dhe lirim i pengjeve

Papa Leoni i ka bërë të mërkurën një apel të fuqishëm komunitetit ndërkombëtar, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit gati dyvjeçar mes Izraelit dhe Hamasit.

Ai theksoi nevojën për një armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve dhe sigurimin e ndihmës humanitare për civilët e prekur.

“Unë edhe një herë bëj një apel të fortë … në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”, tha Papa gjatë audiencës së tij javore në Vatikan.

“Unë lutem që të gjithë pengjet të lirohen, që të arrihet një armëpushim i përhershëm, që të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare dhe që e drejta ndërkombëtare humanitare të respektohet plotësisht”, shtoi ai. /GazetaSinjali/

Read Previous

Rusët avancojnë në lindje të Ukrainës

Read Next

Zbulohen vazot – çfarë na pret në shortin e Ligës së Kampionëve?