Pamje të tmerrshme, dallga 4,5 metra zhduk ndërtesat në bregdet

Pamje apokaliptike janë publikuar nga plazhi Fort Myers në Florida, i cili u godit pak ditë më parë nga Uragani Ian.

Pamjet janë kapur nga “gjuetarët” e stuhive, të cilët po ndiqnin gjatë gjithë kohës uraganin kur u bënë dëshmitarë të një fenomeni të tmerrshëm.

Ata vendosën një kamera në breg të detit, e cila filmoi disa orë, por pamje u modifikuan më pas në vetëm dy minuta e gjysmë.

Video është e tmerrshme. Ajo nis me pamjen e qetë të një zone bregdetare në të cilën kalon edhe një autostradë, ndërsa më pas dallga e detit arrin deri në 4,5 metra dhe zhduk gjithçka./A2news/

Read Previous

433 persona fitojnë “jackpot” në lotarinë kombëtare, autoritetet hapin një hetim për mashtrim

Read Next

Për 24 orë janë ngritur 103 aktakuza kundër 116 personave për vepra të ndryshme penale