433 persona fitojnë “jackpot” në lotarinë kombëtare, autoritetet hapin një hetim për mashtrim

Autoritetet në Filipine kanë nisur një hetim pasi 433 persona fituan çmimin e madh të lotarisë kombëtare, i cili u hodh javën e fundit.

Të gjithë këta fitues do të duhet të ndajnë një çmim prej 4 milionë dollarësh me kombinimin e numrave që u tërhoqën, të cilët ishin të gjithë të përpjesëtueshëm me 9.

Një ekspert i matematikës deklaroi për mediat vendase se që diçka e tillë të ndodhte propabiliteti ishte 1 në 1 me 1224 zero mbrapa, e përkthyer ndryshe, shumë pranë të pamundurës.

Për këtë arsye, shumë politikanë kërkojnë një hetim për ngjarjen, duke e cilësuar rezultatin e lotarisë së dyshimtë.

Pjesëmarrësit në këtë lotari duhet të zgjedhin 6 numra nga 55 të mundshëm dhe që të fitojnë jackpotin duhet t’i kapin të gjithë./A2news/

Read Previous

Euro rimëkëmbet, dollari dobësohet: Ende tensioni në treg, banka e Australisë është ngadalësuar

Read Next

Pamje të tmerrshme, dallga 4,5 metra zhduk ndërtesat në bregdet