Pak fermerë raportuan dëmet e tokave bujqësore

Reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet që ndodhën ditë më parë në komunën e Gjakovës kanë shkaktuar dëmë të konsiderueshme në tokat bujqësore. Përkundër kësaj Drejtoria e Bujqësisë, Pylltartisë dhe Zhvillimit rural ka pranuar pak kërkesa nga bujqit.

Drejtori i këtij dikasteri Haxhi Sejdiu tha se në zona të ndryshme që janë në pjesët e rrafshëta si pasojë e rrjedhjes së ujit nga disa pjesë kodrinore kulturat bujqësore janë dëmtuar. Për pasojë rrezikohet edhe rendimenti i këtyre kulturave.

“Kemi kërkesë për 20 hektarë grurë dhe dy kërkesa ku vërshimet kanë shkatuar erozion në toka dhe po ashtu për dy penda të dëmtuara”.

Haxhiu apeloi tek fermerët që të paraqesin problemet e tyre pranë drejtorisë dhe pastaj komisioni do të identifikojë dhe verifikojë dëmet e tyre.

Read Previous

Gjimnazi bëhet me sistem të avansuar Wi Fi

Read Next

Ndahen 1 milion euro për komunat e prekura nga vërshimet