OVL-UÇK: E papranueshme që kuvendi të drejtohet nga një njeri anti-UÇK

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur të papranueshme për shkak të qëndrimeve të tij kundër UÇK-së.

Sipas OVL-UÇK, zgjedhja e Bashës është njollë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Reagimi i plotë:

“OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës. Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tonë.Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë.Këtu lind pyetja për deputetët që e votuan këtë kandidat, përtej Lëvizjes Vetëvendosje:Si munde ta votosh dhe t’i jepni besimin një personi që vazhdimisht ka qenë kundër UÇK-së? Ju përfaqësoni popullin që u çlirua pikërisht falë gjakut të UÇK-së?Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.OVL UÇK do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të UÇK-së dhe të vlerave të saj. Ne nuk do të lejojmë që historia jonë të tjetërsohet e as të përlyhet nga individë të tillë.”

Në një “artikull shkencor” të botuar në vitin 2012, kryekuvendari i sapozgjedhur akuzonte UÇK-në për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikantët e drogës, duke ndjekur të njëjtën narrativë që përdoret nga Serbia për të delegjitimuar rolin e UÇK-së.

Read Previous

Kim Jong Un do t’i bashkohet Putinit në paradën ushtarake të Kinës

Read Next

I dyshuari për vjedhje të rëndë arrestohet në Gjakovë