OVL-UÇK deklarohen pas dënimit të Gucatit dhe Haradinajt

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL–UÇK, Faton Klinaku është deklaruar pas vendimit që shpall fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn nga Gjykata Speciale.

Klinaku e ka cilësuar gjykatë politike Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se OVL-UÇK janë të gatshëm të dalim në protesta për të kundërshtuar këtë vendim.

“Ashtu siç e kemi konstatuar qysh në themelimin e saj se kjo gjykatë speciale është gjykatë politike e kemi ditur edhe që gjyqtari është gjyqtar i skandaleve siç e dini që ky gjyqtar ka kërkuar të dënohet Fatmir Limaj. Ne nuk e kemi njohur as nuk do të njohim këtë gjykatë me të gjitha mundësitë tona ne do ta pengojmë funksionimin e saj sepse krimet e luftës nuk i ndjek por i ndjek shqiptarët”, ka thënë Klinaku në një konferencë për media nga zyrat e OVL-UÇK-së.

Tutje ka thënë se protesta e tyre do të jetë edhe kundër Kuvendit të Kosovës që sipas tij nuk merr masa ndaj Gjykatës Speciale.

“Është fatkeqësi që deputetët miratojnë gjykatë politike dhe edhe tash nuk marrin masa ndaj kësaj psudo gjykate. Ne si organizatë e veteranët e luftës nëse shokët tanë që janë atje thonë që duhet të protestojmë ne do të protestojmë por protesta kryesore do të jetë kundër Kuvendit të Kosovës e cila nuk bën asgjë në këtë drejtim qoftë për Gjykatën Speciale qoftë për krimet e luftës”, ka thënë Klinaku.

Krerët e OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Gjykata Speciale.

Read Previous

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Iowa-s

Read Next

Teknologjitë që do të ndryshojnë të ardhmen