OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet institucional

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

OVL UÇK ka kërkuar që çdo veprim institucional të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke paralajmëruar se proceset që cenojnë kompetencat apo frymën e bashkëpunimit mund të rrezikojnë stabilitetin demokratik dhe besimin e qytetarëve.

Në reagim, organizata i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që të veprojë me maturi dhe përgjegjësi, duke siguruar procese të rregullta dhe gjithëpërfshirëse në Kuvend.

OVL UÇK ka theksuar se veteranët e luftës do të mbeten të përkushtuar në mbrojtje të rendit kushtetues, shtetit ligjor dhe institucioneve të Kosovës, të ndërtuara mbi sakrificën e luftës çlirimtare. /RTKlive

Read Previous

Skandali i gjyqtarëve, UEFA paralajmëron Italinë

Read Next

Sondazhi: Kancelari Merz në vendin e fundit në renditjen e popullaritetit të politikanëve gjermanë