Osmani të hënën me partitë politike diskuton rekomandimet e IKSHPK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka ftuar në një takim konsultativ partitë politike për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Sipas letrës, drejtuar partive politike, ky takim do të mbahet konkretisht për të diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e zgjedhjeve në situatën epidemiologjike.

“Do të jetë takim konsultativ për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend, kështu thuhet në letër dhe nuk kemi diçka më shumë. Aty nuk shkruan se do të diskutojnë për t’i shtyrë zgjedhjet. Rekomandimet i jep IKSHPK-ja, sa i përket rekomandimit mund të drejtoheni në IKSHPK. Na mbetet të presim se çfarë do të vendoset në këtë takim, çfarë rekomandime do të jepen nga IKSHPK”, tha Kupina.

Takimi do të mbahet të hënën, me fillimin nga ora 16:30 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Letra e Presidentes Osmani drejtuar partive politike:

I/e nderuar,

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S., Vjosa Osmani- Sadriu ju fton në takim konsultativ për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Takimi konsultativ do të mbahet të hënën, më 13 shtator 2021, në ora 16:30, në sallën C301, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me të mira,

ZPRK . 

/Telegrafi/

Read Previous

Abdixhiku: Kosova do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan

Read Next

FSK së bashku me ushtrinë amerikane nderojnë viktimat e 11 shtatorit