FSK së bashku me ushtrinë amerikane nderojnë viktimat e 11 shtatorit

Në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në ShBA, Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me ushtrinë amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajnë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë.

“Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001.

Me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajmë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë!

Sepse,

Së bashku jemi më të fortë!”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/

May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of 1 person, standing, military uniform and outdoors
May be an image of one or more people, people standing and road

Read Previous

Osmani të hënën me partitë politike diskuton rekomandimet e IKSHPK-së

Read Next

Ambasada amerikane: Jemi përjetësisht mirënjohës ndaj Kosovës