Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin e energjisë në Kosovë.

Ajo përmes llogarisë së saj në ‘Facebook’, ka njoftuar se sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, ka mirëpritur Cameron Alford, zëvendëspresident i MCC-së.

“Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA”, ka shkruar e para e vendit Vjosa Osmani. /RTK/

Read Previous

Biden bisedon me homologun meksikan për emigrimin

Read Next

Haxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit