Osmani takohet me Rohden: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.

Osmani, thotë se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim me ofrimin e mbajtjeve të zgjedhjeve në veri.

“Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Osmani diskutoi me ambasadorin Rohde lidhur me përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.

/klankosova/

Read Previous

Shqiptari vodhi 1.2 milion franga, dënohet me burgim me kusht dhe dëbohet nga Zvicra

Read Next

Turqia pajtohet që Suedia mund të anëtarësohet në NATO