Turqia pajtohet që Suedia mund të anëtarësohet në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rënë dakord të ratifikojë pranimin e Suedisë në aleancë.

Stoltenberg, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan më herët gjatë ditës për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me BE, transmeton Klankosova.tv.

Hungaria është tani i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka rënë dakord ende për anëtarësimin e Stokholmit në aleancë.

Stoltenberg këtë moment e ka quajtur historik, duke thënë se ky hap do t’i bëjë aleatët e NATO-s më të fortë dhe më të sigurt.

/klankosova/

Read Previous

Osmani takohet me Rohden: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim

Read Next

Valët e të nxehtit në Evropë gjatë verës 2022 vranë 61,000 njerëz – dhe deri në vitin 2050, numri mund të dyfishohet