Osmani pranon letër urimi nga presidenti italian në 15-vjetorin e pavarësisë

FILE – Italian President Sergio Mattarella speaks during a meeting with Secretary of State Antony Blinken at Quirinale Palace in Rome, Monday, June 28, 2021. Mattarella has been elected to a second seven-year term as the country’s head of state, ending days of political impasse as party leaders struggled to pick his successor. Earlier on Saturday, lawmakers entreated Mattarella, 80, who had said he didn’t want a second mandate, to change his mind and agree to reelection by lawmakers in Parliament and regional delegates. (AP Photo/Andrew Harnik, Pool, File)

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Siç njofton Presidenca, në letrën e tij, presidenti Mattarella ka uruar presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke potencuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve.

“Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet.

Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim evropian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Mattarella.

/Telegrafi/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

BB: Turizmi në Shqipëri, një mundësi e re për rritje të ekonomisë