Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll

Screenshot

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin turk “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera. 

Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci e konsoliduar ku nuk tolerohet askush që dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll. 

Bartësja e listës së LDK’së dhe kandidatja për presidente e kësaj partie në këtë intervistë ka thënë se kjo deklaratë e saj nuk ka të bëjë me ndonjë parti apo individ të veçantë, por se vlen në përgjithësi për të gjithë./express

Read Previous

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve