Osmani për muzeun e Masakrës së Krushës së Madhe: Gardiane e së vërtetës

Presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë përkujtimore të 25-vjetorit të Masakrës së Krushës së Madhe, ka thënë se inagurimi i muzeut njësojë sikurse liria janë rezultat i sakrificës së popullit shqiptar.

“Sot ne po inagurojmë muzeun që s’është kujtim vetëm për viktimat, por është gardiane e së vërtetës për brezat që do të vijnë pas nesh. Kjo pasi është dëshmi e vendosmërisë sonë kolektive për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, dinjitetin e shtetin tonë. Krimet e luftës dhe gjenocidi me të cilën synohej shfarrosja e popullit shqiptar të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit asnjëherë nuk vjetërohen, ndaj asnjëherë nuk ndalojmë së kërkuari që autorët të vihen para drejtësisë”, ka thënë ajo.

“Muzeu i mizorive është një testmanent i një prej kapitujve më të errët të historisë sonë nga lufta e fundit. Ky muze është në funksion të formësimit të kujtesës tonë kolektive, nderimit të viktimave e mbi të gjitha në funksion të thirrjes sonë të përbashkët për drejtësi, e cila akoma mungon”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë qe zërat e viktimave nuk do të heshten e as harrohen nëpërmjet dokumentimit me rastin e inagurimin e këtij muzeu.

“Familjet e këtyre viktimave dhe Kosova kanë nevojë për drejtësi sepse ky është parim themelor mbi të cilën duhet të funksionojë secila shoqëri, e pa të cilën paqja asnjëherë nuk është e drejtë”, ka thënë Osmani. /RTK/

Read Previous

“Journal des Femmes”: Shqipëria, destinacioni ideal për udhëtarët që kërkojnë klimë mesdhetare

Read Next

Ministri Maqedonci priti në takim gjeneralin e lartë turk Gulmezoglu