Osmani ndan urdhrin “Heroi i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri

Urdhrin e pranuan familja e policit gjatë mbledhjes komemorative që po mbahet në Prishtinë, ku po nderohet polici i vrarë.

“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.

Në mbledhjen komemorative janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë, ambasadorët e qytetarët. 

/telegrafi/

Read Previous

BQK: Vlera e depozitave arrin në 5.8 miliardë euro, kreditë në 4.7 miliardë euro

Read Next

Marin Mema thërret shqiptarët në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë: Do t’i bëjmë homazhe policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë