Osmani falënderon kryeministren e Danimarkës për kontributin në sigurinë e Kosovës që nga 1999

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Danimarkë është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, të cilët e ka falënderuar për dërgimin e ushtarëve danezë në Kosovë që nga viti 1999.

Takimin e ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Përgjatë çdo etape të shtetndërtimit, mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur!”.

“Në takim me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13,000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999”, ka shkruar Osmani.

Osmani, ka udhëtuar drejt Danimarikës më 14 maj.

Ajo ka marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci të martën, ku ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në Samitin e Kopenhagës për Demokraci kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë institucionalë të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por edhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Çështje e diskutimit do të jetë edhe rëndësia e mbrojtjes së vlerave evropiane në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë./Albanianpost.com

Read Previous

Dielli lëshon flakërimin më të fuqishëm në gati një dekadë

Read Next

Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën