Osmani e Gjukanoviq pjesëmarrës në aktivitetin kulturor me rastin e Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu bashkë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq , do të marrin pjesë në aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez  në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin për media, ky aktivitet do të mbahet sot në orën 16:30 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Ndryshe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, të mërkurën nisi vizitën dy ditore në Kosovë, që është e para në karrierën e tij të gjatë politike.

Presidentja Vjosa Osmani, ishte nikoqirja e parë e mysafirit nga Podgorica, të cilin e priti me ceremoni shtetërore. /Klankosova.tv

Read Previous

Aksidenti në Austri, flasin nga kompania “Armend Tours”

Read Next

Dugolli në 23-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës: Prokuroria të zgjohet nga gjumi