Aksidenti në Austri, flasin nga kompania “Armend Tours”

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri, raporton agjencia APA. Nga mediat ishte raportuar për 20 të lënduar. Televizioni Syri ka kontaktuar drejtpërdrejt me kompaninë e përfshirë e që është Armend Tours për të kuptuar se cka ka ndodhur saktesisht. Zyrtarë nga kjo kompani thanë për Tv Syrin se në aksident kanë mbetur dy të lënduar lehtë e jo tre sic është raportuar në media.

Poashtu sipas kompanisë nuk bëhet fjalë për mos ndërrim të shoferëve pasiqë për këtë linjë kanë qenë tre shoferë. Fatmirësisht aksidenti nuk ka qenë i rëndë sic është raportuar nga mediat mëngjesin e sotëm na thanë nga kompania gjegjëse. Tv Syri do të ju mbajë të informuar për të dhënat e tjera.

Read Previous

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, vdes një person dhe një tjetër lëndohet rëndë

Read Next

Osmani e Gjukanoviq pjesëmarrës në aktivitetin kulturor me rastin e Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë