Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake për gjeneralmajorin italian, Enrico Barduani, në shenjë falënderimi për kontributin e tij gjatë mandatit të tij si komandant i Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR.
Në njoftimin e Osmanit thuhet se gjeneralmajor Barduani ka dhënë një kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për stabilitetin afatgjatë në vend.
“Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka shkruar ajo.
Ai kishte marrë detyrën më 11 tetor 2024, në kohën kur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin ngritur në nivele shpërthyese. Ndryshe, në krye të komandës së misionit paqeruajtës nga tetori 2025 deri në tetor 2026 do të jetë Turqia.